Lajme
50 raste të reja infeksioni me koronavirus në Zvicër
Dy vdekje janë regjistruar në gjithë Zvicrën brenda 24 orëve të fundit dhe 27100 veta deri më tani janë shëruar nga koronavirusi
Brenda një dite në Zvicër dhe Lihtenshtajn, janë raportuar 50 infeksione të reja me koronavirus. Ky numër është pak më i madh se ai i një dite më parë, kur sipas Zyrës Federale të Shëndetit Publik (BAG) ishin regjistruar vetëm 33 raste. Të martën kanë qenë 36 ndërsa të hënën, 39 raste të reja infekstimi brenda një dite.
Numri i vdekjeve si pasojë e sëmundjes së mushkërive Covid-19 në të gjitha kantonet, sipas agjencisë së lajmeve Keystone-SDA, të enjten pasdite mbërrinte në 1870. Dy vdekje janë regjistruar në gjithë Zvicrën brenda 24 orëve të fundit dhe 27100 veta deri më tani janë shëruar nga koronavirusi.
Keystone-SDA analizon të dhënat zyrtare të disponueshme në faqet e internetit të kantoneve dhe i përditëson ato dy herë në ditë, në mesditë dhe ne mbrëmje.
Nga ana tjetër, BAG jep një numër prej 1589 viktimash të shkaktuara deri më sot nga koronavirusi, transmeton albinfo.ch.
Kantoni jugor i vendit, Ticino, mund të marrë frymë më lirshëm: është dita e tretë këtë javë (me një ditë ndërprerje në mes), që në atë kanton nuk është shënuar asnjë vdekje e re nga Covid-19. Për më tepër, asnjë person tjetër nuk është testuar sot si pozitiv me virus.
Në fakt të hënën në Ticino, për herë të parë në dy muaj, nuk kishte vdekur asnjë person nga efektet e Covid-19 brenda 24 orësh, përcjell albinfo.ch. Po ashtu asnjë vdekje e re nuk u regjistrua as të martën. Por të mërkurën në Ticino u raportua për një tjetër vdekje dhe tri infeksione të regjistruara rishtazi me virusin e koronës.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve RAI Calabria po vazhdon angazhimin e saj në dokumentimin dhe promovimin e trashëgimisë arbëreshe në Itali.... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë












