Lajme
50 veta rezultojnë pozitivë, e tërë Qendra federale e Azilit, në karantinë
Në konsultim me autoritetet federale, është vendosur në karantinë ose në izolim i gjithë institucioni. Rreth 100 persona janë prekur nga ky karantinim
Qendra Federale e Azilit Bässlergut në Bazel është karantinuar në tërësi të enjten për shkak të shpërthimit masiv të koronës në këtë qendër. 50 banorë të saj që kanë rezultuar pozitivë me koronën, janë izoluar, raporton srf.ch.
Për shkak të konstatimit të akumulimit të një numri të rasteve individuale, në Qendrën Federale të Azilit ishte urdhëruar të bëhej testimi masiv. Kështu ka njoftuar të premten Departamenti i shëndetësisë në Bazel, transmeton albinfo.ch.
Në konsultim me autoritetet federale, pas kësaj është vendosur në karantinë ose në izolim i gjithë institucioni. Rreth 100 persona janë prekur nga ky karantinim.
Të infektuarit kanë një rrjedhë shumë të butë të sëmundjes, bën të ditur Drejtoria e shëndetësisë. Qendra Federale e Azilit është duke marrë mbështetje epidemiologjike.
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve












