Sport
50 mijë tifozë në lamtumirën e Xhakës
Pavarësisht se në Borussia Moenchengladbach nuk është pritur mirë vendimi i largimit të Granit Xhakës drejt Arsenalit, skuadra gjermane po përgatit një ndeshje lamtumirëse për yllin shqiptar. Si kapiten, 23 vjeçari gjatë katër viteve të fundit u formësua si një ndër talentet më të mëdha botërore, pikërisht në klubin e Bundesligës, shkruan “blick.ch”, përcjell albinfo.ch.
Ai u transferua në Arsenal për shumën prej 40 milionë eurove. Shefi sportiv i Gladbach, Max Eberl shpreson që Graniti të marrë pjesë edhe në ndeshjet kualifikuese për në Kupat e Evropës me klubin e tij. Takimi i lamtumirës do mbahet në mes të gushtit, ku rreth 50.000 tifozë do të vijnë në parkun e Borussias. Një ofertë që me siguri do e pranojë edhe Xhaka.
Xhaka është bërë futbollisti më i shtrenjtë në historinë e Zvicrës, madje bindshëm. Ai pritet të udhëheq Zvicrën edhe në kualifikimet e Botërorit, derisa në ndeshjen ndaj Polonisë, ishte figura tragjike, duke mos arritur të shënojë nga penalltia.
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










