Kosova
50 afaristë gjermanë njoftohen për mundësitë e shumta që ofron Kosova për investime të huaja
Ministrja Gërvalla i njofton afaristët gjermanë për mundësitë e shumta që ofron Kosova për investime të huaja, shkruan albinfo.ch.
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla, priti sot një grup prej më shumë se 50 afaristësh gjermanë, të cilët janë duke qëndruar për një vizitë 3-ditore në Kosovë.
Në takim me afaristët gjermanë, ministrja Gërvalla i njoftoi ata lidhur me potencialin e madh të vendit dhe vullnetin e Qeverisë së Kosovës për t’i përkrahur e për t’i garantuar investimet e huaja në Kosovë.
Investorët e huaj u informuan për klimën e favorshme të investimeve, politikën fiskale dhe mbrojtjen ligjore për investimet e huaja.
Zonja Gërvalla vuri në pah veçanërisht njohuritë e gjuhës angleze dhe asaj gjermane, shkathtësitë e larta dhe zellin e madh për punë të qytetarëve të Kosovës.
Gjithashtu, investorët gjermanë u njoftuan për normat e ulëta tatimore që aplikohen në Kosovë, për sistemin e sigurt bankar, qasjen e lehtë dhe të shpejtë në tregjet rajonale dhe evropiane, shmangien e taksimit të dyfishtë dhe lehtësitë e tjera që ofrohen për investimet e huaja.
Gjatë diskutimit me afaristët gjermanë u identifikuan disa sektorë, të cilët ofrojnë mundësi më të mëdha për investime të huaja, si: sektori i teknologjisë informatike, i përpunimit të drurit dhe metalit, minierave dhe mineraleve, përpunimit të ushqimit, energjisë së ripërtëritshme, etj.
Në takim u vu në pah edhe legjislacioni për investime të huaja, i cili është i harmonizuar me ligjet e BE-së, si dhe avantazhet dhe garancitë që ofrohen për investorët e huaj përmes Ligjit për Investime të Huaja dhe Ligjit për Investime Strategjike.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës për vitin 2022 ka përcaktuar prioritetet të saj fuqizimin e diplomacisë ekonomike në misionet diplomatike dhe konsullore, me qëllim që investitorët e huaj potencialë të njihen me mundësitë e mëdha të investimeve në Kosovë. /Albinfo.ch
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë









