Shqipëria
5 vjet punë në Shqipëri kush studion për mjekësi
Maturantët që do të zgjedhin degën e Mjekësisë për të studiuar do të kenë si kusht të panegociueshëm një marrëveshje për të punuar 5 vjet në atdhe pas përfundimit të studimeve për t’u pajisur me diplomë.
Qeveria ka miratuar projekligjin, i cili përcakton kushtet e kontratës, e që do të kalojë me procedurë të përshpejtuar në Parlament për të hyrë në fuqi prej këtij viti akademik.
“Ata që shpallen fitues përpara regjistrimit në Universitet, do të nënshkruajnë një marrëveshje me Universitetin e Mjekësisë, me Ministrinë e Arsimit dhe me Ministrinë e Shëndetësisë për t’u angazhuar që do të qëndrojnë 5 vite për punësim pas diplomimit të tyre në Shqipëri”, tha ministrja e Arsimit, Evis Kushi.
Studentët që janë aktualisht në degën e Mjekësisë që nuk do duan të nënshkruajnë kontratën, do të jenë të detyruar të paguajnë tarifat e plota të shkollimit që do të përcaktohen nga Fakulteti i Mjekësisë.
“Do t’i ofrohet edhe mundësia që nëse nuk janë dakord të nënshkruajnë marrëveshje të paguajnë sa është kostoja reale e çdo viti akademik”, shtoi ministrja Kushi.
Detyrimi për të punuar në atdhe për studentët aktualë të vitit të pestë dhe gjashtë do të jetë vetëm 2 vjet, për vitin e 3 dhe të 4, 3 vjet dhe për ata të vitit të parë, 5 vjet të plota.
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











