Kosova
5 ushqimet më të mira për mëngjes
Studimet tregojnë cilat janë ushqimet më efikase për të gjithë ju që keni në plan të dobësoheni, por doni të jeni të shëndetshëm. Cilat janë ushqimet më të shëndetshme për vaktin e mëngjesit?
Mes disa alternativave kemi zgjedhur 5
Mjedra
Një filxhan mjedrash na jep 8 gramë fibra (dy herë më shumë se sa ka në një filxhan luleshtrydhesh). Çfarë është e mira e kaq shumë fibrave? Kerkimet e fundit e publikuara ne “Journal of Nutrition” sugjeron te hame me shume mjedra per te parandaluar rritjen ne peshe ose edhe per te rene ne peshe. Gjate zhvillimit te studimit dyvjeçar, shkencetaret kane zbuluar qe rritja e sasise se fibrave me 8 gram per çdo 1000 kalori rezulton ne rreth 2 kg e gjysme renie ne peshe.
Qull tërshëre
Tërshëra ju ndihmon të humbisni peshe ne dy menyra. E para, ajo permban fibra dhe ju ben te ndiheni te ngopur me gjate. E dyta, ne nje studim ne “Journal of Nutrition” thuhet qe konsumimi i nje mengjesi me karbohidrate me “çlirim te ngadalte” siç jane tershera dhe krundet, 3 ore para ushtrimeve fizike mund te ndihmojne ne djegien e yndyrnave. Si? Duke ngrene nga keto karbohidrate sheqeri ne gjak nuk rritet aq sa po te perdorim karbohidrate te perpunuara (si per shembull buke te bardhe). Si pasoje, nivelet e insulines nuk ngrihen shume. Duke qene qe insulina luan nje rol ne sinjalizimin e trupit per te depozituar yndyrnat, nje nivel i ulet i sheqerit ne gjak ben qe t’i djegesh me lehte ato.
Kos
Një studim i publikuar në “New England Journal of Medicine” i nxjerre nga universiteti i Harvardit bente te ditur cilat ushqime kane te bejne me ndryshimet ne peshe, duke renditur 5 top ushqimet qe nxisin rrezimin e kilogrameve te tepert. Kosi eshte nje nga ato! Nje tjeter arsye per te ngrene kos: proteinat qe ai permban mund t’ju japin nje ndihme shtese nese kerkon te dobesohesh. Kufizo kalorite dhe sheqernat e panevojshme duke zgjedhur kos te thjeshte me pak yndyre. Nese ke nevoje per nje mengjes me te embel shto ca fruta te fresketa, per shembull mjedra dhe ke bere dy zgjedhje te zgjuara menjehere.
Gjalpë kikiriku
Frutat e thata janë gjithashtu një nga 5 ushqimet qe kerkuesit e Harvardit thone qe ndihmojne humbjen e peshes. Mund te shtoni nje ose dy luge gjalpe kikiriku ne tostin me buke te zeze (nje karbohidrat me djegie te ngadalte), por gjithashtu mund te shtoni fruta te thata ne bollgur (nje tjeter karbohidrat me ritem breshke djegieje).
Vezë
Vezët na japin proteina, të cilat janë shumë të nevojshme per ke mban diete. Krahasuar me karbohidratet dhe yndyren, proteinat ju mbajne te ngopur me gjate. Plus qe ne nje studim ata qe hanin veze ne mengjes ndjeheshin te ngopur me gjate dhe humben dy here me shume peshe sesa ata qe merrnin te njejten sasi kalorish nga nje bagel (lloj panineje e mbushur) për mëngjes.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë










