Shqipëria
5 persona të kthyer nga Italia në Shqipëri u nënshtrohen analizave
6 personave të testuar më parë u janë përsëritur analizat
24 orët e fundit 5 persona të kthyer nga Italia me shenja të infeksionit në rrugët e frymëmarrjes, të dyshuar për koronavirus, kanë rezultuar negativ.
Shqipëria sipas Përgjegjëses se Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, nuk ka asnjë rast të prekur me Covid 19.
Nga 58 persona të testuar në total, analizat laboratorike janë përsëritur në 6 prej tyre.
Por vendi vijon të jetë në sezon gripi, simptomat e të cilit janë të ngjashme me ato të virusi të ri korona.
Për këtë specialistët e shëndetësisë kanë vendosur të zgjerojnë gamën e personave që do t’u nënshtrohen analizave laboratorike dhe për Covid 19.
Spitalet për trajtimin e rastit të parë me koronaviurs, sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë bërë gati, ndërkohë që është përcaktuar dhe protokolli për menaxhimin klinik të pacientëve, raporton abc.
Përgjatë 24 orëve 41 persona të kthyer nga vendet e prekura me Covid 19, të cilët kanë telefonuar Urgjencën Kombëtare janë vlerësuar për infeksionet virale respiratore dhe u është sugjeruar izolimi në shtëpi për një periudhë 2 javore.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












