Lajme
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
Mërgimtarët pasi u “rehatuan” në aeroplan u desht të presin 5 orë, në fund u dha lajmi për anulim
Raportohet se shumë fluturime nga Aeroporti i Baselit u anuluan mbrëmjen e së enjtes si pasojë e kushteve atmosferike – borës së madhe, duke lënë kështu shumë udhëtarë të presin për orë të tëra.
Kështu ndodhi edhe me udhëtarët që planifikuan nisjen për në Prishtinë.
Aeroplani i agjencionit “GP Aviation” pas disa orë qëndrimi, për shkak të reshjeve nga bora ka anuluar fluturimin Basel – Prishtinë ku ishte e paraparë nisja në ora 20:30, transmeton albinfo.ch.
Mërgimtarët që ndodheshin në aeroplanin që ishte caktuar të nisej për në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës në orët e mbrëmjes, kanë bërë me dije se pas 5 orësh pritje, është anuluar fluturimi.
Ndonëse ishin kryer të gjitha procedurat, udhëtarët kanë pritur në aeroplan për gjithë këto orë dhe pasi s’është arritur të bëhet nisja, janë vënë në dijeni për anulim.
Kjo situatë ka shkaktuar tollovi e telashe për shumë prej tyre, ndërsa ende nuk dihet nëse janë njoftuar për një fluturim tjetër drejt Kosovës.
Aeroporti i Baselit në një njoftim në faqen e tij zyrtare ka bërë me dije se për shkak të rrethanave meteorologjike, pistat mund të mbyllen me ndërprerje për periudha të shkurtra kohore. /Albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











