Kosova
5 milionë euro nga BE për luftimin e koronavirusit në Kosovë
Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuese e Posaçme e BE-së, Nataliya Apostolova, ka nënshkruar sot një kontratë me vlerë 5 milionë euro me UNOPS për nevoja të menjëhershme të Kosovës për luftimin e pandemisë COVID-19.
Ceremonia e nënshkrimit është transmetuar drejtpërdrejt në Facebook përmes faqes së BE-së në Kosovë, përmes një platforme virtuale të takimeve.
Ambasadorja Apostolova tha se BE mbetet e përkushtuar për të ndihmuar Kosovën në luftimin e përhapjes së pandemisë me koronavirus, si pasojë e të cilit deri mbrëmë janë konfirmuar 94 raste.
“Ne sot nënshkruajmë kontratë me UNOPS për të sjellë në Kosovë pajisje furnizuese në vlerë pesë milionë euro. Kjo përfshin 30 respiratorë/ventilatorë, 150 pompa infuzioni, 5 auto-ambulanca, dhe 400 shtretër të kompletuar spitalorë të ri… Si pjesë shtesë e ndihmës emergjente, BE është duke punuar në sigurimin deri në 60 milionë eurove për rikuperim ekonomik pasi që pandemia me koronavirus të ketë përfunduar. BE qëndron pranë popullit të Kosovës. Ne jemi së bashku në gjithë këtë dhe së bashku do të jemi më të fuqishëm”, tha Apostolova.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur ndihmën e BE-së për Kosovën në luftimin e pandemisë COVID-19, duke thënë se shpreson që vendi së shpejti do të tejkalojë gjendjen e krijuar.
“Ne jemi shumë të lumtur për këtë ditë të rëndësishme për solidaritetin tuaj të madh të treguar me popullin dhe institucionet e Kosovës. Unë jam këtu me ministrin e Shëndetësisë dhe atë të Integrimeve Evropiane. Ne jemi falënderues për këtë ndihmë për luftimin e përhapjes së pandemisë COVID-19. Koronavirusi nuk njeh kufij… Me ndihmën e BE ne do të ketë më shumë vetëbesim në këtë luftë dhe jemi të sigurt dhe do të dalim nga situata sa më herët dhe me sa më pak pasoja dhe humbje”, tha Kurti, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik













