Lajme
5 arsye përse duhet të pini lëng portokalli çdo ditë

Ekspertët e shëndetit thonë se lëngu i portokallit është ndër më të njohurat në gjithë botën. Të pish një gotë me lëng portokalli çdo mëngjes, është thuajse po aq popullore sa të pish një filxhan kafe. Kjo pasi mund ta përgatisni shumë lehtë edhe në shtëpi, sidomos në vendet e Mesdheut, ku klima e ngrohtë i dhuron agrumeve një shije fantastike.
Përveçse shumë i shijshëm, lëngu i portokallit është i pasur edhe në vlera dhe vitamina të shumta. Këto vitamina të shumta që ky frut dhuron ndihmojnë në parandalimin e një sërë sëmundjesh të rrezikshme për oganizmin. Prandaj, në këtë artikull tregohen pesë arsye se përse duhet ta fusni lëngun e portokallit në dietën tuaj të përditshme.
I pasur në vitamina dhe minerale
Lëngu i portokalli njihet si një burim i madh i vitaminës C, por jo vetëm. Ky lëng përmban me shumicë folate, kalium, magnez dhe proteina. Të gjitha këto vitamina dhe minerale ndihmojnë në shëndetin e mirë të trupit dhe të gjithë organizmit.
Antioksidant
Një ndër vetitë e fshehura të këtij lëngu është edhe vetia për të mbajtur nën kontroll radikalet e lira të trupit. Pra, rregullon dhe balancon ato që quhen si shkaktarët kryesorë të sëmundjeve të zemrës, diabetit apo sëmundjeve kancerogjene. Lëngu i portokallit përmban një sasi të madhe antioksidantësh siç janë flavonoidet apo kartenoidet. Duke e bërë një burim fantastik vitaminash dhe mineralesh.
Parandalon gurët në veshka
Gurët në veshka janë një sëmundje shumë e përhapur tashmë si te burrat, ashtu dhe te gratë. Ato mund të kthehen në një problem të vërtetë dhe të ndikojnë jetën e përditshme, pasi shkaktojnë dhimbje apo probleme të stomakut. Një asgjësues natyral i këtyre gurëve në veshka është lëngu i freskët i portokallit. Kjo pasi rrit pehashin në trup dhe shkrin gurët në veshka.
Kundër sëmundjeve të zemrës
Sëmundjet e zemrës apo ato kardiovaskulare janë problem serioz që kërcënojnë të gjithë globin çdo ditë. Rreth 17 milionë njerëz në gjithë botën vuajnë nga sëmundje të kësaj natyre, të cilat mund të jenë edhe vdekjeprurëse. Shumë studime kanë treguar se për t’i mbajtur këto sëmundje larg, krahas një stili të shëndetshëm jetese shërben edhe lëngu i portokallit. Sipas mjekëve, ky lëng jo vetëm që përmirëson qarkullimin e mirë të gjakut, por ul edhe kolesterolin e keq në trup.
Rrit sistemin imunitar
Duke qenë se lufton radikalet e lira dhe ka veti antiinflamatore, lëngu i portokallit është një mënyrë shumë e mirë për të luftuar sëmundjet kronike. Pra, ky lëng do të funksionojë si një mbrojtës për trupin kundrejt infeksioneve apo sulmeve të jashtme. Sigurohuni ta konsumoni të freskët çdo mëngjes për ta nisur ditën me një dozë energjie dhe shëndeti./AgroWeb
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm kosovarit, për vrasjen e “dyshes” së një gruaje Një grua 23-vjeçare është therur disa herë për vdekje në mënyrë që një grua me pamje...
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri
-
Riola e Hira, dy yjet shqiptare të pianos nga Italia
-
Astrit Krasniqi diplomon me nderime nga Akademia Policore e Nju-Jorkut
-
“Me zemër për Diasporën”, panairi i grave në Prishtinë sjell ngjyrat e traditës dhe fuqizimin ekonomik
Jeta në Austri
-
Deri në 36°C: Ditë të nxehta përpara në të gjithë Austrinë Vala e ardhshme e të nxehtit në Austri është këtu: deri në 36°C, qiell me diell...
-
Borxhi i Austrisë po rritet, rritja mbetet e ulët
-
Austri: 121.40 euro shtesë për çdo fëmijë në gusht
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri
-
Hendeku gjinor i pensioneve në Austri zvogëlohet pak