Kultura
5 aktoret e filmit “Shpija e Agës” fitojnë çmim në Festivalin e Cottbus-it
Është interesante për publikun tonë se çmimin për rolin më të mirë të mashkullit e ka fituar Alban Ukaj. Ai ka luajtur rolin kryesor në filmin boshnjak “Pun Mjesec” (Hëna e plotë)
Ekipi prej pesë grashë, aktore kryesore të filmit “Shpia e Agës”, me regji të Lendita Zeqirajt, ka marrë çmimin e përbashkët për aktoren më të mirë në festivalin prestigjoz të Cotbusit, Gjermani, njofton media gjermane rbb24.de.
Fjala është për ekipin prej këtyre aktoreve: Rozafa Çelaj, Adriana Matoshi, Shengyl Ismaili, Melihate Qena dhe Rebeka Qena.
Ato luajnë në filmin në koproduksion të Kosovës, Kroacisë, Shqipërisë dhe Francës që merret me pozitën e gruas, shkruan albinfo.ch. Pesë gratë në një shoqëri të dominuar nga pushteti i burrit jetojnë së bashku në një shtëpi për strehimin e gruas.
Juria ka lavdëruar ato për “portretizimin e tyre jashtëzakonisht të fuqishëm, të gjallë dhe të hollësishëm në një film që pasqyron në shumë mënyra ndryshimet dramatike të një vendi ballkanik”.
Është interesante për publikun tonë se çmimin për rolin më të mirë të mashkullit e ka fituar Alban Ukaj, shkruan albinfo.ch. Ai ka luajtur rolin kryesor në filmin boshnjak “Pun Mjesec” (Hëna e plotë).
Çmimin për filmin më të mirë në këtë festival e ka marrë filmi bullgar “Motra”.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













