Shqipëria
Fluks i lartë i kosovarëve drejt Shqipërisë
Ky fluks i lartë vjen si rrjedhojë edhe e kushteve dhe çmimeve të favorshme që ka bregdeti shqiptar që sipas pushuesve kosovar çdo vit ka përmirësime
Mijëra automjete e qytetarë Kosovës kanë udhëtuar edhe këtë të shtunë drejt Shqipërisë, duke shënuar një tjetër fluks të lartë automjetesh në piken kufitare të Morinës.
Por kërkesa mbetet e njëjtë, heqja e kufirit edhe pse gjatë sezonit pritjet nuk janë të gjata. Në Morinë është punuar me tetë sportele dhe me procedurë të përshpejtuar për të shmangur radhët e gjata dhe fluksin e lartë, raporton A2, përcjell Albinfo.ch.
Vetëm në orët e para të kësaj të shtunë kanë hyrë në Shqipëri përmes Morinit me shumë se 10 mijë qytetarë të Kosovës.
Fluks të lartë mjetesh dhe qytetaresh ka patur edhe nga Maqedonia e Veriut, ndërsa e veçanta e këtij sezoni sipas policisë kufitare të Morinit është numri i lartë i qytetarëve serb të cilët kanë pushuar në bregdetin shqiptar.
Sipas të dhënave, gjatë qershorit dhe korrikut janë regjistruar 100 mijë qytetarë serb që përmes Morinit kanë hyrë në vendin tonë me destinacion bregdetin e jugut.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026









