Shkurt.ch
4400 azilkërkues në shtator,15 % më shumë se në gusht
Fluksi i madh i refugjatëve që ka kapluar Evropën Perëndimore dhe veçmas Gjermaninë, deri tash e ka anashkaluar Zvicrën. Por megjithatë edhe në Zvicër gjatë muajit shtatori është regjistruar një shtim i numrit të azilkërkuesve.
Gjatë shtatorit këtu kanë kërkuar azil rreth 4400 refugjatë, duke e bërë kështu për 15 për qind më të madh numrin e azilkërkuesve në krahasim me muajin korrik dhe gusht. Këto shifra janë në përputhje me parashikimet e bëra nga Sekretariati Federal për Migracion (SEM) ka njoftuar sot radioja e transmetuesit publik SRF.
Ndonëse shifrat e përmendura më lart ende nuk janë zyrtare, një trend të tillë e ka konfirmuar edhe kryetari i Konferencës së Drejtorëve të Policive Kantonale të Zvicrës, Hans-Jürg Käser. Ai ka thënë po për këtë radio se këtë vit priten rreth 30 mijë kërkesa azili. Sipas tij, të gjithë kantonet në një të ardhme të afërt do të hapin qendra të reja strehimi për azilkërkues. Käser ka plotësuar se deri në janar duhet llogaritur me shtimin e rreth 4500 vendeve të reja.
Më së shumti azilkërkues po vijnë nga Eritrea ndërsa numri më i madh i atyre që në Zvicër depërtojnë përmes rrugës së Evropës Lindore, janë refugjatë sirianë.
E-Diaspora
-
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore "Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj... -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore












