Lajme
44 raste të reja: Rritje e theksuar e infeksioneve me Covid-19 në Zvicër
Ky numër paraqet një ngritje të konsiderueshme në krahasim me atë të raportuar ditën e djeshme, (e martë) kur kanë qenë gjithsej 22 raste
Gjatë 24 orëve të fundit, në Zvicër dhe Lihtenshtajn janë raportuar 44 infeksione të reja me virusin e koronës, njofton BAG, transmetojnë mediat z vicerane. Ky numër paraqet një ngritje të konsiderueshme në krahasim me atë të raportuar ditën e djeshme, (e martë) kur kanë qenë gjithsej 22 raste.
Të hënën kanë qenë 18 raste të reja infeksioni ndërsa të dielën kishin qenë të raportuara 35 raste të reja, plus 14 raporte të mbetura nga prilli dhe maji, tranmseton albinfo.ch. Të shtunën kanë qenë të raportuara 26 raste të reja ndërsa të premten dhe të enjten janë regjistruar nga 17 raste infeksioni.
Nisur nga trendi i rritjes së infeksioneve që është regjistruar ditëve të fundit, ministri i shëndetësisë, Alain Berset ka thënë sot në konferencën pë media, se duhet parë me kujdes se ku janë shkaqet.
Deri më tani në Zvicër ka pasur 31.376 raste të konfirmuara nga laboratori Covid-19, njofton Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG), përcjell albinfo.ch. Për çdo 100.000 banorë deri më sot ka pasur 366 raste infeksioni.
Deri më tani, në Zvicër dhe në Principatën e Lihtenshtajnit, sipas BAG kanë vdekur 1682 perosna që ishin testuar pozitivisht për Covid-19.
Numri i testeve të kryera për Sars-CoV-2, (shkaktar i Covid-19), deri tani ka arritur në 523.909. Në shtatë përqind të këtyre testeve, rezultati ka qenë pozitiv.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













