Lajme
Swissmedic sqaron: Vdekja e 91-vjeçarit nuk ka lidhje me vaksinimin e tij
Personi që vuante nga disa sëmundje të rënda të mëparshme ka vdekur disa ditë pas një vaksinimi kundër Covid 19 në një shtëpi pleqsh
Autoriteti zviceran i barnave dhe i vaksinave Swissmedic thotë se vdekja e personit 91-vjeçar nuk ka asnjë lidhje shkakësore me vaksinimin nga Covid-19.
Ky rezultat del nga hetimet që kanë zhvilluar autoritetet shëndetësore kantonale dhe Swissmedic, shkruan srf.ch.
Nisur nga historia mjekësore e personit dhe rrjedha e sëmundjes së tij, vendosja e lidhjes midis vdekjes së personit dhe vaksinimit nga Covid-19 nuk është e besueshme, ka njoftuar Swissmedic të mërkurën.
Sipas autoritetit në fjalë, personi që vuante nga disa sëmundje të rënda të mëparshme ka vdekur disa ditë pas një vaksinimi kundër Covid 19 në një shtëpi pleqsh.
Informacioni gjithëpërfshirës i disponueshëm dëshmon se sëmundjet para-ekzistuese kanë qenë shkak natyror i vdekjes, trasnseton albinfo.ch.
Departamenti i shëndetësisë në Lucern kishte raportuar rastin tek Swissmedic, i cili ka aprovuar vaksinën e administruar nga Pfizer / Biontech.
Të gjitha mediat zvicerane sot kanë njoftuar për rastin e përmendur të vdekjes, me vërejtjen se nuk dihet nëse vdekja ka ndodhur si rezultat i vaksinimit.
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve













