Lajme
43 gra e burra përfitojnë grante nga 3 mijë deri 6 mijë euro
43 burra dhe gra kosovare të papunë, kanë përfituar grante nga 3000 deri në 6000 euro për të filluar bizneset e tyre në gjashtë sektorë të ndryshme
Me mbështetjen e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Finlandës, 43 burra dhe gra kosovare të papunë, kanë përfituar grante nga 3000 deri në 6000 euro për të filluar bizneset e tyre në gjashtë sektorë të ndryshme në kuadër të programit të vetëpunësimit.
Këta burra dhe gra do të zhvillojnë biznes në TI-në, industri të përpunimit të drurit, turizëm, industri për përpunimin e metaleve, prodhim të ushqimit dhe paketimin si dhe në tekstil. Ky projekt, do të mbështet nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) e Republikës së Kosovës.
Programi i Vetë-Punësimit (PVP) ka filluar gjatë muajit prill të këtij viti, për të zgjeruar programet aktive të tregut të punës, të implementuara nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, me mbështetjen e UNDP-së.
“Objektivi kryesor i Programit është që të sigurojë mundësi për të papunët e regjistruar të fillojnë një aktivitet biznesi. Në këtë rast, vetëpunësimi është aplikuar si një masë aktive e tregut të punës e cila u mundëson përfituesve të fillojnë një aktivitet biznesi apo të vetë-punësohen”, thuhet në një njoftim të UNDPS-së.
Programimi përfshin trajnim/këshillim, mbështetje financiare dhe shërbime konsulence për të papunët në mënyrë që ata ta zhvillojnë me sukses biznesin e tyre.
“Ky është qëllimi gjithëpërfshirës i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministrisë së Punëve të Jashtme të Finlandës dhe UNDP-së, për të shfrytëzuar politikat aktive të tregut të punës që stimulojnë zhvillimin e sektorit privat dhe krijimin e vendeve të punës”, thuhet më tej në njoftim.
Ndryshe, 277 punëkërkues kanë aplikuar me idetë e tyre të biznesit në zyrat e punësimit në mbarë Kosovën. Por, pas një procesi konkurrues, në këtë ceremoni, 43 plane të biznesit të paraqitura shpërblehen me asistencë financiare prej 3.000 – 6.000 euro dhe mentorim të vazhdueshëm në mënyrë që të funksionalizohen bizneset e tyre.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













