Lajme
Vjenë, hoteli pa klientë, punonjësit shesin ëmbëlsira
Pandemia e koronavirusit ka detyruar shumë nga hotelet luksoze të Vjenës të mbyllin dyert pa afat, ndërkohë që kufizimet globale të udhëtimeve po mbajnë larg shumë miliona turistë që zakonisht vizitojnë kryeqytetin austriak çdo vit.
Por, hoteli ikonik i qytetit, Sacher, është i vendosur të mos i lërë fansat e çokollatës së tij të famshme në botë pa ëmbëlsirën e preferuar të tyre. Punonjësit e hotelit shesin Shacher Torte, siç njihet ëmbëlsira e famshme, në një stendë pranë hyrjes së shtëpisë prestigjioze të operas në Vjenë, rapodton tch, përcjell Albinfo.ch.
“Unë dua ta çoj në Gjermani. Për shkak se nuk mund të udhëtojmë më, tezja dhe xhaxhai im po festojnë përvjetorin e 65 të martesës së tyre. E meqë nuk mund të jem e pranishme atje, po i dërgoj këtë ëmbëlsirë”.
Ëmbëlsira ka një histori të gjatë. Ajo ka filluar të bëhet që në 1832 dhe në 1876, kur edhe u hap hoteli Sacher, ai e përvetësoi atë. Tani, koronavirusi do të jetë pjesë e historisë, një pjesë e vështirë, sfiduese për shoqërinë dhe ekonominë. Por në hotelin Sacher në Vjenë të gjithë janë optimistë.
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025








