Lajme
Zvicër: Masat kundër pandemisë, po japin efektin e tyre
Por numri i shtrimeve në spital dhe transferimet në njësitë e kujdesit intensiv janë ende të larta
Stabilizimi i situatës dhe numri i rasteve në rënie, kanë ardhur si rezultat i masave të ndërmarra disa javë më parë. Kështu ka thënë përgjegjësja për sëmundjet infektive në BAG, Virginie Masserey në konferencën e djeshme për shtyp në Bernë, njofton srf.ch.
Më tutje ajo, për të siguruar funksionimin e mirë të masave ka sugjeruar: takoni më pak njerëz, vini maska, mbani distancën, respektoni rregullat e higjienës.
Imuniteti i tufës ende nuk luan një rol në këtë rënie të numrit të rasteve, është shprehur ajo.
Situata mbetet e tensionuar përkundër rënies së numrit të rasteve, transmeton albinfo.ch. Numri i shtrimeve në spital dhe transferimet në njësitë e kujdesit intensiv janë ende të larta. “Ne jemi akoma në një nivel të lartë të vdekjeve nga virusi. Kemi të bëjmë me një sëmundje të rëndë”.
Pyetjes për numrin e madh të vdekjeve, Masseray i është përgjigjur: Zvicra ka shumë raste të infektimit, prandaj shkalla e vdekjeve është e lartë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













