Shkurt.ch
42 shqiptarë kapen për trafikim të heroinës
Ky rrjet i trafikimit të heroinës ka vepruar në zonën Mulhouse të Francës si dhe në Zvicër dhe Gjermani
Prokurorët në Francë thonë se policia ka shkatërruar një rrjet të madh shqiptar të trafikimit të heroinës, duke realizuar 42 arrestime në lindje të Francës dhe në Gjermani. BBC njofton se më shumë se 200 policë ishin përfshirë në bastisjet, gjatë së cilave 39 persona u arrestuan në qytetin Mulhouse, ndërsa tri arrestime të tjera u kryen përtej kufirit, në Gjermani, transmeton ReL në gjuhën shqipe.Një prokuror i këtij rajoni, Remi Coutin tha se rrjeti manovronte me qindra kilogramë të heroinës.“Hetuesit kanë kapur këtë rrjet të madh të trafikimit të heroinës në qarqet shqiptare (si qytetarë të Shqipërisë ashtu edhe të Kosovës), në zonën Mulhouse, si dhe në Zvicër dhe Gjermani”, ka thënë prokurori.Bastisjet e mëngjesit të sotëm vijnë pas një hetimi të nisur në vitin 2010 nga policia kufitare, lidhur me dyshimet se një grup shqiptarësh ishte i përfshirë në një rreth të trafikimit me qenie njerëzore.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore











