Lajme
Propozohet mbyllja e kufijve në mes të kantoneve, për luftimin e pandemisë
"Nëse situata del jashtë kontrollit në vende të veçanta, bllokimet lokale ose rajonale nuk mund të përjashtohen. Ndoshta do të nevojiten edhe mbylljet e kufijve midis kantoneve"
Rritja e numrit të infeksioneve me Covid-19 në Zvicër ka nxitur qëndrime të ndryshme rreth mundësive për frenimin e virusit. Ndërkohë që shumica mbështesin strategjitë e provuara ose ato që tashmë janë në veprim, një studiuese e drejtësisë ka hedhur një ide më ndryshe
Ajo është Eva Maria Belser, profesoreshë e së drejtës kushtetuese dhe administrative në Universitetin e Freiburgut, shkruan blick.ch. Sipas mendimit të saj, si qeveria federale ashtu edhe kantonet nuk po përmbushin sa duhet përgjegjësitë e tyre.
Qeveria federale po e shtyn punën dhe shtiret sikur e gjithë çështja të mos ishte punë e saj, transmeton albinfo.ch. Nga ana tjetër, disa kantone me sa duket kanë vepruar pa një koncept të qartë.
“Disa kantone ende kanë nevojë për plane më të mira për raste të shpërthimeve të mëdha lokale që mund të ndodhin në vjeshtë. Ato duhet të pozicionohen më mirë dhe të bashkëpunojnë edhe më mirë”.
Belser bën thirrje për sigurimin e qasjes së menjëhershme në bazën e të dhënave, në dobi të shkencës, përcjell albinfo.ch. Qasja e dobët aktuale është një nga problemet më të mëdha për momentin – veçanërisht për shkak se mbrojtjes së të dhënave me këtë rast po i jepet më shumë rëndësi se sa hulumtimeve në fushën e shëndetit.
“Nganjëherë kam përshtypjen se gjatë kësaj pandemie po kufizohen të gjitha të drejtat themelore por vetëm mbrojtja e të dhënave po ruhet si e paprekshme. Ne duhet të gjejmë një zgjidhje optimale këtu – mbrojtja e të dhënave nuk duhet të jetë e paprekshme”.
Profesoresha Belser thotë se një bllokim i dytë në të gjithë vendin duhet të parandalohet, transmeton albinfo.ch. Por: “Nëse numri i infeksioneve në nivele lokale rritet përsëri nevojiten masa të mëtejshme. Nëse situata del jashtë kontrollit në vende të veçanta, bllokimet lokale ose rajonale nuk mund të përjashtohen. Ndoshta do të nevojiten edhe mbylljet e kufijve midis kantoneve “.
Në këtë mënyrë, pikat e nxehta mund të kontrollohen më mirë ndërkohë që zonat të cilat pothuajse nuk janë prekur nga pandemia mund të përjashtohen.
Përvoja e bllokimeve lokale nuk është e panjohur në botë, thotë ajo. Gjatë valës së parë, shtetet individuale të SHBA-së patën vendosur kontrollimin e kufijve të tyre, përcjell albinfo.ch. Dhe kur qindra punonjës në një fabrikë gjermane të mishit muaj më parë kishin rezultuan pozitivë për virusin, rrethi i prekur qe bllokuar përkohësisht.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










