Lajme
Zvicër: 216 infeksione dhe një rast vdekjeje në 24 orët e fundit
Që nga fillimi i pandemisë, 4550 njerëzve u është dashur të trajtohen në spital për sëmundjen Covid 19. Numri i të vdekurve u rrit me një dhe tani janë 1727
Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka raportuar sot 216 infeksione të konfirmuara me koronavirus për Zvicrën dhe Lihtenshtajnin brenda një dite. Të kujtojmë: Të hënën kanë qenë 163 raste, 292 të dielën, 376 të shtunën dhe 340 të premten, shkruan srf.ch.
Janë gjithsej 42,393 raste të konfirmuara nga laboratori që nga fillimi i pandemisë, sipas BAG. Krahasuar me të hënën, kishte edhe 9 pranime në spital, transmeton albinfo.ch. Që nga fillimi i pandemisë, 4550 njerëzve u është dashur të trajtohen në spital për sëmundjen Covid 19. Numri i të vdekurve u rrit me një dhe tani janë 1727.
Deri më tani, në Zvicër dhe Lihtenshtajn janë kryer 1,023,203 teste për Sars-CoV-2, që është agjent shkaktar i sëmundjes së frymëmarrjes Covid-19. Brenda një dite, në BAG janë raportuar 7517 teste të reja, përcjell albinfo.ch. Shkalla e pozitivitetit të testeve mbetet e ulët në 4.9 për qind.
Për shkak të gjurmimit të kontaktit, sipas BAG, të dielën 1795 njerëz janë mbajtur në izolim dhe 5589 ishin nën karantinë. Po ashtu, në karantinë kanë qenë 12.396 të kthyer nga vendet me rrezik.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













