E-Diaspora
400 kg marijuanë dhe 100 mijë euro drejt Zvicrës, banda kishte edhe shqiptarë
Vlera e përgjithshme e drogës kap vlerën prej 5 milionë franga
Një mal i vërtetë me drogë ishte afër kufirit zviceran, derisa mallrat në total kishin vlerë rreth 5 milionë franga, shkruan ‘Blick’.
Një kampion me regjistrim spanjoll ishte nisur drejt Zvicrës, por është ndalur në kufi nga policia italiane. Lënda narkotike vinte nga Spanja dhe kishte destinacion tregun italian dhe atë zviceran, përcjell albinfo.ch.
Brenda kamionit janë gjetur 100 kg marijuanë dhe hashash, me vlerë prej 1.2 milionë franga!
Kjo nuk ishte e tëra, pasi në një letër të bukur Krishtlindjesh zyrtarët kanë gjetur 100 mijë euro.
Megjithatë, kjo ndalesë nuk ishte e rastësishme, pasi hetuesit zviceranë dhe italianë të drogës, që dy vjet janë duke ndjekur një bandë.
Në të njëjtën kohë, hetuesit italianë të drogës në Varese kanë zbuluar një furgon të bardhë, që ishte gati për udhëtimin në Ticino. Në përgjithësi, hetuesit mund të sigurojnë këtu 300 kg lëndë narkotike. Bastisje ka pasur edhe në Italianë Veriore.
Operacioni, i kryer nga Guardia di Finanza e Ponte Chiasso dhe i koduar “Nobilitas”, është pjesë e hetimeve të hapura në vitin 2016, deleguar nga prokuroria e Komos.
Të paraburgosurit përdorën masa të ndryshme parandaluese për të anashkaluar aktivitetet hetimore duke përdorur sistemet e komunikimit që konsideroheshin të sigurta. Ata ndërronin vazhdimisht telefonat e tyre celularë.
Gjithashtu ky grup kriminal, transaksioni e pagesave i bënte nëpërmjet monedhës virtuale, Bitcoin, duke përfituar edhe nga karakteristikat e anonimitetit dhe mungesës së gjurmshmërisë së saj për të rritur volumet e blerjes.
Më herët ishin arrestuar edhe tre zviceranë, kurse në muajin dhjetor ishin kapur edhe dy shqiptarë në kalimin kufitar Ponte Chiasso. Ata gjithashtu i përkasin bandës.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










