Kosova
40 vjet dënim për dhunuesit e 11-vjeçares
Është shpallur vendimi dënues në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Kosovë.
Gjykata ka dënuar E. Rexhepin dhe G. Rexhepin me 15 vjet burgim, respektivisht 9 vjet burgim.
Vetura e përdorur dhe telefonat e përdorur janë konfiskuar, ndërsa pala e dëmtuar është udhëzuar në kontest të rregullt juridiko civil, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
“I akuzuari E.R. është shpallur fajtor për veprën penale Dhunimi dhe ndaj tij është shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej pesëmbëdhjetë (15) vjetëve, në të cilën llogaritet koha e kaluar në paraburgim. I mituri XH.S. është shpallur fajtor për veprën penale Dhunimi dhe për veprën penale – Keqpërdorim i Fëmijëve në Pornografi dhe është dënuar me dënim me burgim për të mitur në kohëzgjatje prej tetë (8) vjetëve. I mituri G.R. është shpallur fajtor për veprat penale Dhunimi, Keqpërdorim i Fëmijëve në Pornografi dhe veprën penale Ndihmë në kryerjen e veprës penale Dhunimi dhe është dënuar me dënim me burgim për të mitur në kohëzgjatje prej nëntë (9) vjetëve. I mituri G.J. është shpallur fajtor për veprën penale Dhunimi dhe veprën penale – Keqpërdorimi i Fëmijëve në Pornografi dhe ndaj tij është shqiptuar dënim me burgim për të mitur në kohëzgjatje prej tetë (8) vjetëve. I akuzuari SH.K. është liruar për veprën penale Shërbime Seksuale të viktimës së trafikimit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë









