Lajme
40 për qind të të punësuarve nuk paguajnë taksa
Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike në një raport publikuar së fundi thotë se në Shqipëri rreth 40 për qind e bizneseve nuk paguajnë kontribute ndaj shtetit
Rreth 40 për qind e të punësuarve në Shqipëri nuk paguajnë asnjë taksë ndaj shtetit, duke sjellë kështu reduktim të kontributeve shoqërore si dhe zhvillim të një konkurrence të pandershme mes bizneseve. Kështu të paktën thuhet në raportin e fundit të Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike.
Milva Ikonomi është eksperte e ekonomisë. Në një analizë ajo sqaron se nga viti 2007 deri në vitin 2012, bizneset nuk kanë ulur pagat edhe pse nuk kanë rritur investimet, çka ka ndihmuar në kapërcimin e krizës më lehtë.
“Po flasim për shkallën e gape-t midis atyre që kanë qenë të punësuar dhe atyre që kanë qenë kontribuues. Në vitin 2007 shkalla e gape-t ishte 12 për qind, ndërsa në vitin 2012 shkoi 40 për qind. Në Shqipëri mbizotëron ndërmarrja e vogël, me pak punonjës, biznesi me lidhje nepotike. Pikërisht kjo ka shërbyer për të mos lejuar rënien e pagave në sektorin privat”, shpjegon Ikonomi.
Ajo sqaron se shumë biznese në Shqipëri janë me lidhje familjare, çka ndikon që shpesh vendimet të mos jenë të drejta.
“Kur ndërmarrja realizon bilancin e vet ekonomik, ka gjithmonë parasysh që një pjesë të fitimit ta çojë drejt fondit të pagave dhe një pjesë ta lërë për të bërë investime. Shumë vende të rajonit ulën pagat e punonjësve dhe jo investimet, ndërsa në Shqipëri nuk u ulën pagat në kohën e krizës”, konsideron ajo, raporton TCH.
Sipas raportit, pagat në sektorin publik janë mesatarisht 25 për qind më të larta se pagat në përgjithësi.
Pothuajse 60 për qind e të punësuarve përfitojnë nga të ardhurat të barabarta me pagën minimale. Transporti dhe telekomunikacioni, sipas raportit, i kanë pagën më të lartë, me një mesatare prej 55 mijë lekësh (rreth 400 euro), më pas vjen industria dhe ndërtimi me 35 mijë (250) dhe në fund është sektori i shërbimeve.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












