Tematike
4 vjet burg kosovarit, ka dhunuar gruan në prani të fëmijëve
Në vitin 2011 ai kishte marrë një dënim që e kishte vuajtur me akuzën se për çdo ditë ai e tërhiqte gruan për flokësh duke i shkaktuar dhembje. Një ekspertizë e bërë kishte konstatuar se rreziku nga përsëritja e dhunës ishte i madh.
Lista e akuzave që e ngarkojnë 32 vjeçarin sipas gjykatës fillon me përdhunimin e shumëfishtë, kërcënimin e shumëfishtë, shkeljen e detyrimit për përkujdesje dhe edukim të fëmijëve, rrahje të shumëfishtë , vjedhje e deri te deliktet e vogla pasurore.
I dënuari ka pranuar disa shkelje të vogla ndërsa ka hedhur poshtë me vendosmëri akuzat për përdhunimin e bashkëshortes de për kërcënimin me vdekje të asaj dhe të vajzës.
“Kurrë nuk do të mund t`u bëja diçka të tillë fëmijëve të mi”, ka theksuar ai para trupit gjykues. Ai ka thënë më tutje se supozon që gruaja, duke dashur ta heq qafe, e ka ngarkuar atë me akuza të rreme.
Ndonëse ka pasur shpeshherë konflikte në mes të bashkëshortëve, ai nuk e ka përdhunuar gruan e tij asnjëherë, ka thënë ai. Dhe ka shtuar se ajo e ka provokuar shpesh pasi që ai në atë kohë konsumonte drogë, shkrua st.galler tagblatt.
Në këtë kuptim, ka mundësi që t`i ketë rrëshqitur ndonjë kërcënim por ai kurrë nuk i ka menduar ato seriozisht.
Nga ana e saj bashkëshortja, në cilësinë e viktimës ka përshkruar në mënyrë të detajuar se si ajo në një natë të shkurtit 2012 ishte përdhunuar nga bashkëshorti i saj i dehur, në një kohë që fëmijët ishin të pranishëm në dhomën e fjetjes.
Kur njëri nga fëmijët kishte dashur të ndihmonte nenën, ai e kishte kapur dhe e kishte hedhur me forcë në dhomën tjetër.
Përfundimisht ka qenë vjehrri, i cili ndodhej po ashtu në banesë, ai që ka ndërhyrë. Ndërkaq, ka shtuar bashkëshortja, burri i saj edhe para kësaj nate i ka rrahur disa herë fëmijët, e ka përdhunuar atë dhe i ka kërcënuar me vdekje të gjithë.
Në vitin 2011 ai kishte marrë një dënim që e kishte vuajtur me akuzën se për çdo ditë ai e tërhiqte gruan për flokësh duke i shkaktuar dhembje. Një ekspertizë e bërë kishte konstatuar se rreziku nga përsëritja e dhunës ishte i madh.
Në shqiptimin e dënimit, Gjykata e Qarkut ka ndjekur kërkesën e prokurorisë. Krahas dënimit me 4 vjet burg, ajo ka shqiptuar edhe një gjobë prej 1000 frangash .
Avokatja e të dënuarit nga ana e saj kishte kërkuar maksimalisht 2 vjet e gjysmë burg për klientin e saj. I dënuari detyrohet që po ashtu të paguajë dëmshpërblim dhe zhdëmtim edhe për gruan dhe fëmijët. Ndërsa shpenzimet e procedurës janë llogaritur në më shumë se 60 mijë franga, shumë kjo që duhet po ashtu të paguhet nga i dënuari.
Në rast se ai nuk ushtron ankesë brenda 30 ditësh, vendimi bëhet i plotfuqishëm. Supozohet se pas vuajtjes së dënimit, bashkëshorti i dhunshëm, i cili kishte ardhur në Zvicër si 16 vjeçar, do të detyrohet të lëshojë Zvicrën, shkuan gazeta.
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa Ministri i Ekonomisë Hattmannsdorfer bën thirrje për zgjatjen e përjashtimit mujor prej 200 eurosh nga taksat... -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese -
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente









