Shqipëria
4 shqiptarë të vdekur në një javë në Greqi
Një shqiptar është gjetur i pajetë në Greqi. Janë mediat greke ato që njoftojnë se 63 vjeçari me banim në Korfuz është gjetur i vrarë me armë zjarri mëngjesin e sotëm.
Trupi i viktimës është gjetur i pajetë në një kanal në zonën Spartera, nga një shofer që po kalonte në rrugë, i cili ka njoftuar policinë në Lefkimi, shkruan Top Channel, prcjell Albinfo.ch.
Policia dyshon se viktima është qëlluar me armë gjahu nga një distancë e afërt, ndërsa ai ishte denoncuar i zhdukur nga familja të dielën në mëngjes.
Çështja po hetohet nga Drejtoria e Policisë së Korfuzit, ndërsa mjekësia ligjore do të japë rezultat e ekzaminimit të trupit të viktimës, shkruan TCH, prcjell Albinfo.ch.
Ndërkohë kujtojmë se pas trafikantit Altin Mullai, të vrarë nga policia helene në Janinë, një 35-vjeçari të gjetur pa jetë në burgun e Trikalas dhe një 38-vjeçari që ndërroi jetë në aksident në Lamia, 63-vjeçari në Korfuz bëhet shqiptari i 4-të që vdes në territorin grek në harkun kohor të një jave.
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














