Kosova
4 milionë euro për policen e sigurimeve për mërgimtarët, vlerësohet vendim i padrejt
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur dje ka ndarë katër milionë euro për policen e sigurimeve në kufij për mërgimtarët, transmeton albinfo.ch.
E lidhur me këtë ka reaguar kryetari i Odës së Mjekëvë të Kosovës Pleurat Sejdiu.
Sejdiu ka thënë se 4 milion euro për pagesat e kartonave të gjëlbërt për sigurimet e veturave të mërgimtarëve të punësuar, është e barabartë me pagesen e rrogës vjetore për 384 mjekë të papunë.
“Mbase kam një kredit moral të bëjë këtë postin, kjo duke patur parasyshë se dola jasht Kosovës që në moshën 18 vjeqare dhe u ktheva si 36 vjeqar! Pra, e njoh mallin e mërgimtarit për nënën , babën , vllaun dhe motrën! Njoh mallin për gurët e drunjët e këtij vendi! Prandaj, mendoj se mërgimtari ynë nuk ka nevojë për 6 kg qershia sa do hargjonte për karton të gjelbërt! Por Kosova dhe çdo cep i Sajë ka nevojë për një mjek më shumë ! Mjerim dhe poshtërim njëkohësisht” ka shkruar Sejdiu në Facebook.
Nga ana tjetër edhe Enis Veliu është shprehur se vendimi i Qeverisë është një absurditet i papranueshëm.
“Pse duhet t’i paguaj unë sigurimet, e shteti t’i paguajë për të tjerët? Unë, si qytetar i rregullt i Kosovës, e paguaj vetë sigurimin e veturës sime, pra asnjë cent nuk e mbulon shteti. Dhe kjo sipas meje është shumë e drejtë. Por, të shohësh që Qeveria del me vendim që t’u paguajë nga buxheti i shtetit, pra nga paratë tona policat e sigurimit për veturat e bashkatdhetarëve, është një absurditet i papranueshëm. Ky vendim nuk është vetëm i pakuptimtë, por edhe i palogjikshëm dhe i padrejtë. Është edhe i paligjshëm, nëse shihet nga perspektiva e barazisë para ligjit dhe trajtimit të njëjtë të qytetarëve. Shteti nuk mund të luajë me standarde të dyfishta. Ose ndihmon të gjithë, ose nuk ndërhyn fare në treg. Bashkatdhetarët tanë janë gjithmonë të mirëpritur në vendlindje, por trajtimi i privilegjuar në kurriz të qytetarëve rezidentë është i papranueshëm” është shprehur ai. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













