Autotech
4 këshilla: Si të blini një veturë më lirë
Blerja e një veture të re, është gjithmonë emocionuese, dhe aq më tepër nëse është vetura juaj e parë
Më poshtë ju rendisim disa këshilla, sesi të bëni një blerje të zgjuar dhe mos rrëmbeheni nga emocionet e blerjes së një veture të re, transmeton Scan, përcjell albinfo.ch.
Hapi 1: Njihni buxhetin tuaj
Rezistoni ndaj tundimit për të hipur në një veturë të re apo me stil, e cila kushton përtej buxhetit tuaj. Mendoni që përpos çmimit paraprak që ka vetura, ju duhet të mendoni dhe për pagesat që vetura kërkon çdo muaj, si taksat, regjistrimi apo sigurimi i saj.
Hapi 2: “Bëni detyrat e shtëpisë”
Vlerësoni nevojat tuaja, jo dëshirat tuaja. Një automjet, vetëm me dy vende mund të jetë më argëtues, por nuk do të funksionojë nëse do të udhëtoni me një familje prej katër personash. Shikoni për automjete me një rekord të fortë besueshmërie dhe mirëmbajtjeje të përballueshme.
Hapi 3: Inspektoni automjetin
Përpara se të blini veturën, kërkoni inspektimin e veturës nga një mekanik i besuar. Një mekanik i mirë mund të vërejë probleme që kërkojnë riparime të kushtueshme, ose që ndikojnë në sistemet e sigurisë së veturës.
Hapi 4: Bisedoni për çmimin
Tashmë, tregu online mundëson që ju të keni një panoramë të përgjithshme të çmimeve që veturat kanë. Në momentin që gjeni veturën e përshtatshme për ju, sigurohuni që të keni bërë kërkimet paraprake, në mënyrë që të negocioni për një çmim sa më të arsyeshëm për ju.
Të ngjashme
Të tjera nga Autotech
E-Diaspora
-
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar Lea Ypi prezanton librin “Të poshtëruar” në Stokholm... -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles -
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










