Kosova
39% rritje e eksportit nga Kosova në Gjermani
Sot, Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, përmes një njoftimi në Facebook ka njoftuar se sipas të dhënave nga Enti Federal i Statistikave, në periudhën janar-shtator 2021 eksporti nga Kosova në drejtim të Gjermanisë arriti vlerën prej rreth 40 milionë eurosh, përcjell albinfo.ch.
“Për disa kompani gjermane Ballkani Perëndimor, e në veçanti Kosova janë territor akoma i paeksploruar, por me shumë potencial për gjetjen e furnitorëve të rinj. Për kompanitë evropiane e gjermane që duan të diversifikojnë furnitorët, prodhuesit kosovarë mund të ofrojnë produkte cilësore që transportohen në rrugë më të shkurtra dhe më të shpejta, se sa kur furnizimi bëhet nga Azia”, thotë Nora Hasani, nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK).
Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare përmes këshillimit për eksport, trajnimeve dhe aktiviteteve konkrete me asociacionet e saj partnere në Gjermani mbështet në mënyrë të vazhdueshme kompanitë kosovare që kanë synim tregun gjerman.
Që nga fillimi i pandemisë janë rritur dukshëm kërkesat nga kompanitë gjermane për të gjetur furnitorë nga Kosova për produkte dhe gjysmëprodukte.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











