Bota
39 personat e vdekur në kamionin-frigorifer në Angli janë kinezë
Të 39 personat e gjetur të vdekur në një kamion-frigorifer në Esiks të Britanisë kanë kombësi kineze, transmeton BBC.
Policia është duke vazhduar të marrë në pyetje drejtuesin e kamionit, Mo Robinson, 25-vjeçar, i cili është arrestuar nën dyshimet për vrasje, përcjell albinfo.ch.
Zyrtarët në Irlandën Veriore kanë bastisur dy shtëpi, derisa Agjencia Kombëtare për Krime ka thënë se është duke punuar për të identifikuar “grupet e krimit të organizuar që mund të kenë luajtur rol në këtë rast”.
Kamioni-frigorifer ka arritur në Purfleet nga Zeebrugge në Belgjikë.
Stafi i ambulancës ka zbuluar trupat e 38 të rriturve dhe një adoleshenti në parkun industrial, Waterglde.
Këshilltari Paul Berry ka thënë se fshati Laurelvale, ku jeton familja e Robinsonit, është “e shokuar totalisht”.
Ai ka thënë se ka qenë në kontakt me babain e Robinsonit, i cili ka mësuar për arrestimin e djalit të tij përmes rrjeteve sociale të mërkurën.
Zyra e Prokurorit në Belgjikë ka thënë se ka nisur hetimet për këtë rast, duke u fokusuar në organizatorët dhe personat e tjerë të përfshirë në transport.
Ende nuk është bërë e qartë nëse viktimat kanë qenë në kamion apo incidenti ka ndodhur në Belgjikë.
Fillimisht kishte raportime se kamioni mund të ishte nisur nga Bullgaria, mirëpo më vonë zyrtarët kanë thënë se besojnë që ai ka hyrë në Britani përmes Belgjikës.
E-Diaspora
-
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian 12-vjeçari shqiptar që po tërheq vëmendjen e AC Milan, Real Madrid dhe Barcelona ... -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














