Shkurt.ch
37% të banorëve të Zvicrës kanë prejardhje të huaj
Numri i kësaj kategorie, ku hyjnë personat mbi 14 vjeçarë, sipas statistikës në fjalë, është rritur gjatë një viti për 74 mijë veta
Në fund të vitit të kaluar, 37 % të personave mbi 14 vjeçarë që kanë jetuar në Zvicër, ose 2.6 milionë veta kanë pasur prejardhje të huaj. Kjo gjendje përbën një rekord të ri të të huajve në vende, thotë Zyra Federale për Statistikë e Zvicrës (BFS). Numri i kësaj kategorie, sipas statistikës në fjalë, është rritur gjatë një viti për 74 mijë veta, shkruan sda.ch.
Në përgjithësi, numri i banorëve pa prejardhje të huaj (i autoktonëve) ka qëndruar prej shumë vitesh pak a shumë stabil, transmeton albinfo.ch.
Sipas BFS, mbi 90 për qind të popullatës me prejardhje të huaj janë shettas të vedneve të BE-së dhe të EFTA-s si dhe, sigurisht, këtu hyjnë me shumicë ata ish të huaj që tashmë janë natyralizuar, kanë marrë shtetësinë zvicerane.
Në këtë statistikë nuk janë përfshirë rreth 1.25 milion fëmijët e moshës deri 14 vjeçare, transmeton albinfo.ch. Afërisisht tri të katërtat e tyre kanë pasaportë zvicerane dhe janë të lindur në Zvicër.
Siç bën të ditur BFS, pas personave tashmë të natyralizuar në zviceranë, që përbëjnë më shumë se një të tretën e njerëzve me prejardhje të huaj, në radhë për nga numri vijnë meshkujt italianë dhe femrat gjermane. Në vendin e tretë ndërkaq radhitja është e kundërt: meshkujt gjermanë dhe femrat italiane.
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025










