Lajme
360 mijë € për vrasjen e Mimoza Kusarit dhe sekretarit të saj
Vrasësi i penduar, që kishte marr përsipër ekzekutimin e Kusari-Lilas dhe sekretarit të komunës është një 24 vjeçar me inicialet G.N. nga Tropoja
Për 300 mijë euro, dy vrasës me pagesë do ta ekzekutonin kryetaren e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lilan, ndërsa për 60 mijë të tjera sekretarin e Komunës. Këto dy vrasje do të kryheshin për shkaka se një biznesmenë nuk arriti ta marrë një tender në komunën që drejtohet nga femra e vetme kosovare.
Kështu publikohet në skenarin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Shqipëri, e cila nisi hetimet për vrasësit shqiptar, të paguar për ekzekutimin e kryetares së komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila dhe sekretarin e institucionit të saj.
ABC News ka mësuar se policia e shtetit, i ka referuar materialet hetimore për ngjarjen në fjalë, Prokurorisë së Përgjithshme, e cila pasi ka njoftuar autoritet kosovare për këtë skenar vrasjesh e ka deleguar dosjen për hetim. Burimet thonë se njëri nga dy autorët e paguar për të bërë vrasjet, është penduar dhe ka rrëfyer të gjithë skenarin para policisë së shtetit dhe tashmë po ruhet nga agjentët e policisë.
Vrasësi i penduar, që kishte marr përsipër ekzekutimin e Kusari-Lilas dhe sekretarit të komunës është një 24 vjeçar me inicialet G.N. nga Tropoja.
Burimet thonë se i riu, është kontaktuar nga 44 vjeçari, A.Shiqerukaj, që tashmë është shpallur në kërkim dhe që mendohet se ishte ndërmjetësi mes biznesmenit nga Gjakova dhe vrasësit 24 vjeçar. Burimet thonë, se i riu ka treguar se biznesmeni i njohur në Gjakovë në fushën e hidrokarbureve, ka porositur vrasjen e kryetares Kusari – Lila dhe sekretarin e saj, që dyshohet se ishte personi i besuar i kryetares.
Ai ka thënë hetuesve se në takimin me biznesmenin që kishte humbur tenderin e Komunës, ky i fundit i kishte premtuar se për ekzekutimin e sekretarit, njëherazi të besuarit të kryetares së komunës do të paguheshin me 60 mijë euro. Pas kësaj ngjarje, dy vrasësit do ekzekutonin kundrejt 300 mijë eurove kryetaren e Komunës së Gjakovës Mimoza Kusari – Lila.
Në rrëfimin e regjistruar nga hetuesit, 24 vjeçari, ka treguar se bashkë me A.Shiqerukajn ka qëndruar dy javë në hotel Jakova, me të gjitha shpenzimet e paguara, kohë kjo për të vëzhguar dhe ndjekur dy objektivët. Sipas dëshmisë, i riu i ka thënë hetuesve se dy pistoletat, një kallashnikov, një snajper dhe makinën me të cilën lëviznin për të ndjekur objektivët ia kishte siguruar biznesmeni gjakovar.
Në dëshmi thuhet se 4 ditë para se 24 vjeçari t’i dorëzohet policisë së Tropojës, ka tentuar të vrasë sekretarin e komunës në një parking publik, por për shkak se ishte i shoqëruar me fëmijët nuk e kishin kryer atë. Vetëm 4 ditë pas kësaj ngjarje, i riu është dorëzuar në Policin e Tropojës, duke rrëfyer planin dhe më pas është transferuar drejt kryeqytetit ku është marr edhe dëshmia e plot e tij, raporton Tema.
Burimet thonë se përveç dëshmisë, i riu është dërguar edhe në Kosovë, konkretisht në qytetin e Gjakovës ku ka treguar për hetuesit vendet e qëndrimit, takimet, bizneset e porositësit dhe pseudonimin e tij, pasi nuk i kishte treguar emrin. Për këtë ngjarje, policia e Kosovës ka shtuar masat e sigurisë personal ndaj kryetares së komunës së Gjakovës.
Ndërkohë mësohet se janë shpallur në kërkim nga policia shqiptare e kosovare biznesmeni që tashmë është identifikuar dhe ndërmjetësi i tij A.Shiqerukaj.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare Helmimi me gaz në Porcari, dëshmia e fqinjit shqiptar për momentet e para... -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç











