Shkurt.ch
354 mijë veta në Zvicër marrin ndihma sociale
Në krahasim me një vit më parë kjo tregon për një rritje prej 0.1 për qind ose për 7600 persona më shumë
Gjatë vitit të kaluar (2016) në Zvicër kanë marrë ndihma sociale 270 mijë veta nga popullata me qëndrim të përhershëm (pa i llogaritur azilkërkuesit). Dhe kjo shifër përbën 3.3 të gjithë kësaj popullate, bën të ditur Zyra Federale e Statistikave (BfS).
Në krahasim me një vit më parë kjo tregon për një rritje prej 0.1 për qind ose për 7600 persona më shumë. Si zakonisht, përqindja më e madhe e atyre që marrin ndihma sociale edhe kësaj here ka qenë në kantonet me karakter më të theksuar urban. I vetmi nga kantonet urbane ka qenë Cyrihu në të cilin është regjistruar një kuotë nën mesataren e vendit sa i përket shfrytëzuesve të ndihmave sociale.
BfS ka publikuar për herë të parë edhe të dhënat për ndihmat sociale në mesin e refugjatëve dhe në fushën e azilit. Nga këto dy kategori, kuota e shfrytëzimit të ndihmave sociale gjatë vitit 2016 ka qenë rreth 85 për qind. Kështu, gjatë vitit në fjalë kanë qenë 25500 refugjatë që kanë marrë ndihma sociale. Ndërsa në lëmin e azilit, mbështetje sociale kanë pasur 55.500 veta ose 88.4%.
Marrë së bashku, janë 354 mijë veta në Zvicër që marrin ndihma sociale.
E-Diaspora
-
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” Melisa Leka, aktorja shqiptare që po mahnit publikun me rolin e saj në “Dark Side of... -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025










