Kosova
35-vjeçarja që vdiq gjatë trajtimit te stomatologu jetonte në Itali
Mediat në Kosovë gjatë ditës raportuan për një rast të vdekjes së një 35-vjeçareje nga komuna e Malishevës, me vendbanim në Itali, e cila kishte shkuar në një klinikë private për të marrë trajtim stomatologjik.
Nga atje të ndjerës Leonora Sh. iu përkeqësua gjendja shëndetësore derisa raportohet se gjatë rrugës për në QKUK ndërroi jetë.
Bazuar në rrëfimin e familjarëve, e ndjera të premten kishte për t’u kthyer në Itali, atje ku jetonte me bashkëshortin dhe 4 fëmijët e saj.
Pas këtij rasti, Policia e Kosovës njoftoi se ka arrestuar 2 doktorë, mjekun Xhavit Karaxha dhe pronaren e ordinancës, Hanife Karaxha.
Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka njoftuar se ordinanca ku është kryer trajtimi ishte pa licencë.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










