Tematike
35 viktima të dhunës familjare në vit
Viktimat më të shpeshta të kësaj dhune janë femrat me prejardhje të huaj
Tragjedia e fundit familjare që ndodhi javën e kaluar, me ç`rast një turk nga Wettingeni (AG) vrau gruan dhe veten, ka ngjallur debatin për dhunën familjare. Rastet si ky i fundit nuk janë të izoluara, ato paraqiten relativisht shpesh, ka konstatuar një studim i bërë nga sektori profesional mbi dhunën familjare në Departamentin federal të punëve të brendshme, njofton sf1.
Mesatarisht në Zvicër vdesin 35 persona në vit si pasojë e dhunës familjare, mësohet nga ky studim. Ndërsa viktimat më të shpeshta të kësaj dhune janë femrat me prejardhje të huaj.
Sipas studimit në fjalë, gjatë vitit 2011 janë regjistruar 15061 delikte që bëjnë pjesë në dhunën familjare. Në 51% të rasteve dorasit dhe viktimat kanë qenë në partneritet me njëri tjetrin. 13.7% të rasteve kanë pasur të bëjnë me sulmet e prindërve ndaj fëmijëve dhe anasjelltas.
Nga viti 2000 deri në vitin 2004 në Zvicër janë vrarë mesatarisht nga 22 femra dhe nga 4 meshkuj nga partneri-ja e saj-tij aktual ose i mëparshëm. 9 vrasje të tjera vijnë nga marrëdhëniet tjera familjare si prind-fëmijë etj.
Ndërsa, siç vjen në përfundim ky studim, duke marrë në shqyrtim 35 rastet e vrasjeve brendafamiljare sa bëhen mesatarisht brenda vitit, gratë me përkatësi të huaj janë më shpesh të prekura se ato zvicerane. Po ashtu edhe meshkujt me prejardhje të huaj janë më shpesh viktima të vrasjes brenda familjes se sa zviceranët.
Duke analizuar të dhënën se të huajt më shpesh se zviceranët vrasin bashkëshortet e tyre, eksperti Carlo Häseli, avokat dhe drejtor i organizatës për ofrimin e ndihmës viktimave “Weisser Ring” thotë se kjo ka të bëjë me dallimet kulturore. “meshkujt e huaj kanë shpeshherë perceptime të gabuara për shtetin juridik të Zvicrës. Këtu gratë mund ta shprehin lirisht mendimin e tyre, realitet ky me të cilin shumë meshkuj të huaj nuk mund të mësohen.
E-Diaspora
-
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih Besimtarët shqiptarë festojnë Fitër Bajramin në Cyrih me mesazhe paqeje... -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta drejtuese në Microsoft -
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars
Jeta në Austri
-
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit Austria reformon kurset e gjermanishtes për refugjatët me mësim të detyrueshëm vetjak, mësime dialekti nga niveli... -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë -
Detaje të reja tronditëse: Betoni i lëngshëm i zuri poshtë punëtorët -
Ambasada e Kosovës në Austri konfirmon dy viktima nga Kosova në tragjedinë në Vjenë












