Lajme
35 milionë të infektuar me Covid në gjithë botën
Një javë pasi numri i vdekjeve nga koronavirusi në botë arriti shifrën 1 milion, numri i infektimeve ka arritur në më shumë se 35 milionë, sipas Universitetit Johns Hopkins.
Disa vende evropiane shënuan shifra të larta. Gjermania njoftoi të hënën se rastet në vend kanë tejkaluar shifrën 300,000 dhe Britania ka tani 500,000 raste.
“Cineworld” e Britanisë, kompania e dytë më e madhe e kinemave në botë, njoftoi të hënën se do të mbyllë përkohësisht kinematë e saj britanike dhe amerikane. Urdhrat e mbylljeve për shkak të koronavirusit dhe kufizimet e grumbullimeve në grupe kanë dëmtuar rëndë industrinë e filmit. “Cineworld” tha se mbyllja do të ketë ndikim te 45,000 vende pune, transmeton VoA, përcjell Albinfo.ch.
Qeveria britanike ndërmori të hënën një program të ri prej 300 milionë dollarësh, që synon të ndihmojë njerëzit të kthehen në punë.
Në Zelandën e Re, Kryeministrja Jacinda Ardern tha të hënën se kufizimet në qytetin Auklandit do të hiqen të mërkurën.
Masat u vendosën për të vënë nën kontroll një valë rastesh në qytetin më të madh të vendit në gusht, që rrezikonte të zmbrapste përparimin e Zelandës së Re drejt eliminimit të koronavirusit.
Auklandi nuk ka raportuar raste të reja prej 10 ditësh dhe pas heqjes së kufizimeve të mërkurën vonë, njerëzit nuk kanë nevojë më të ndjekin rregullat e distancimit fizik në bare e restorante dhe mund të mblidhen në grupe më të mëdha se 100.
Në Francë, duke filluar nga e marta, baret e Parisit do të mbyllen për dy javë dhe restorantet do të fillojnë të përdorin protokollet e reja sanitare, sipas zyrës së kryeministrit.
Franca të dielën njoftoi për 12,565 raste të reja koronavirusi, ndërsa 893 pacientë me COVID-19 u shtruan në njësitë e kujdesit intensiv gjatë javës së kaluar.
Masat maksimale kundër COVID-19-ës hyjnë në fuqi kur shkalla e rasteve tejkalon 100 infeksione për 100,000 vetë tek të moshuarit dhe 250 për 100,000 vetë për publikun e gjerë.
Kryetarja e Grupit të Punës për vaksinën në Britaninë e Madhe, Kate Bingham i tha gazetës Financial Times të dielën se nuk do të bëhej vaksinim për të gjithë popullatën.
“Njerëzit vazhdojnë të thonë se duhet vaksinuar gjithë popullsia, por kjo është e gabuar. Vaksinimi i njerëzve të shëndetshëm, të cilët nuk kanë gjasa të kenë pasoja të rënda nga COVID-19, mund t’u shkaktojë atyre dëm të madh”, tha ajo.
“Është një vaksinë vetëm për të rritur, për njerëzit mbi 50 vjeç, që përqendrohet te punonjësit shëndetësorë, tek ata që kujdesen për të sëmurët në shtëpi dhe ata që janë më të rrezikuar”, tha zonja Bingham në intervistë.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi të hënën se ajo është vetizoluar pasi mori pjesë në një takim javën e kaluar me dikë që më pas rezultoi pozitiv për COVID-19.
Zonja Von der Leyen tha se ajo rezultoi negative të enjten dhe do të testohej përsëri të hënën.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











