Lajme
35 mijë lindje brenda vitit 2012
Emri më i përdorur në vitin 2012 për vajza ishte emri, Tuana (122) dhe Alea (119), ndërsa për djem ishte emri Leon (126) dhe Dion (103)
Brenda vitit 2012 në Departamentin e Statistikave Sociale në Kosovë janë regjistruar gjithsej 34 932 lindje. Prej tyre rreth 28 mijë kanë lindur në Kosovë ndërsa të tjerët (7020) në Diasporë.
Sipas Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), binjakë u lindën 390 foshnja, ndërsa trinjakë e më shumë, 26 foshnja.
“Në Kosovë janë regjistruar 27 912 lindje, prej tyre janë 27 743 të lindur të gjallë, ndërsa 169 të lindur të vdekur. Kurse, jashtë Kosovës janë regjistruar 7020 lindje, të gjithë të gjallë”, thuhet në raportin e lindjeve në ASK.
Koeficienti i vitalitetit, sipas ASK-së, është 3.8 (gjithsej raporti ndërmjet lindjeve të gjalla dhe vdekjeve), ndërsa koeficienti i maskulinitetit është 110.7. Ndërsa koeficienti i lindjeve të vdekura- vdekjeve fetale në 1000 lindje ishte 6.0 promil.
Në institucione mjekësore, sipas ASK-së, kanë ndodhur 98.9% lindje, ndërsa pjesa tjetër ka ndodhur në vend tjetër.
“Numri më i madh i nënave, që kanë lindur fëmijë, është grup-mosha 25-29 vjeçare; me 34.9%, grup-mosha 20-24 vjeçare; me 25.1%, grup-mosha 30-34 vjeçare; me 23.4% dhe grup-moshat e tjera përbëjnë 16.6%, të numrit të përgjithshëm të lindjeve. Ndërsa mosha mesatare e femrave, që kanë lindur fëmijë në vitin 2012, është 27.9 vjeçare”, thuhet ë raport.
Fëmijën e parë e kanë lindur 39.5% e nënave; 30.5% e nënave kanë lindur fëmijën e dytë dhe 18.5% e nënave kanë lindur fëmijën e tretë, e kështu me radhë.
Sipas peshës së fëmijës së lindur, në institucione shëndetësore, numri më i madh i foshnjave është me peshë 3 000-3 499 gr. ose 38.3%; 3 500-3 999 gr. ose 29.3%; 2 500-2 999 gr.
Ose 15.3% etj. Foshnjat e lindura të gjalla, me peshë më të vogël se 1 000 gr. përbëjnë vetëm 0.2%.
Sipas përgatitjes shkollore, dominojnë nënat me shkollë fillore të kryer me 40.5%; me shkollë të mesme 38.2 %; me shkollë të lartë dhe fakultetet me 12.1% etj.
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati Z. Rifati njihet në mënyrë të veçantë edhe për lidhjet e tij të ngushta me arbëreshët,... -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












