Futboll
35 gola në vitin 2018 nga futbollistët shqiptarë në Kampionatin e Zvicrës
Futbollistët shqiptarë që luajnë në kampionatin e Zvicrës në Futboll shkëlqejnë dhe janë mjaft të dobishëm për skuadrat ku luajnë.
Nga sezoni në sezon po shndërrohen bartës të ekipeve, madje edhe të ekipeve më të mira në Zvicrës, si Basel-i, FC Zürich-u, Sioni-i dhe tjerët.
Edhe pjesë e parë e sezonit 2018/19 ka përfunduar me shifra të mira për djemtë tanë të shumtë që luajnë në Super Ligën e Zvicrës. Nga 18 ndeshje kanë realizuar 35 gola, njofton albinfo.ch.
Edhe këtë vit në krye janë treshja Albian Ajeti (8), Benjamin Kololli (6) dhe Pajtim Kasami (5) që bashkërisht kanë shënuar 19-të gola.
Në gjithë sezonin paraprak 2017/18, futbollistët shqiptarë patën shënuar 52 gola dhe nëse krahasohen me golat e deritanishëm, ky numër mund të tejkalohet lehtë deri në fund të sezonit, në vitin 2019.
Kujtojmë që vitin e kaluar Albian Ajeti u shpall golashënuesi më i mirë në Ligë, me 17-të gola.
Lista e golashënuesve shqiptarë në sezonin vjeshtor 2018/19 në Super Ligën e Zvicrës:
Albian Ajeti 8
Benjamin Kololli 6
Pajtim Kasami 5
Nedim Bajrami 3
Kemal Ademi 2
Ermir Lenjani 2
Shkelqim Demhasaj 2
Bastien Toma 2
Hekuran Kryeziu 2
Idriz Voca 1
Toni Domgjoni 1
Samir Ramizi 1
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











