Lajme
35 azilkërkues do të kthehen me autobus nga Hungaria
Ata do të kthehen me autobus nga Budapesti nëpër Serbi. Lajmin e kanë konfirmuar për mediet lokale zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës
Rreth 35 qytetarë të Kosovës që kishin kërkuar azil në Hungari, do të kthehen pasnesër nëpër të njëjtën rrugë që kishin shkuar ilegalisht. Ata do të kthehen me autobus nga Budapesti nëpër Serbi. Lajmin e kanë konfirmuar për mediet lokale zyrtarë të Ministrisë së Brendshme të Kosovës.
Deri më tani Hungaria i ka kthyer kosovarët azilkërkues me rrugë ajrore, por të mërkurën e 25 marsit do të vijë edhe autobusi i parë me 35 kosovarë nga atje. Kështu ka konfirmuar për lajmi.net, Valon Krasniqi, drejtor i Departamentit për Migrim në MPB.
“Tash do të bëhet edhe kthimi nëpërmjet rrugëve tokësore. Sot e kemi marrë njoftimin nga Ambasada e Hungarisë që 35 persona kthehen në pikëkalimin në Merdarë më 25 mars, në orën 13:00”, theksoi ai.
Ky është kthimi i parë me autobus, ndërsa deri më tani janë kthyer rreth 200 azilkërkues me aeroplanë nga Hungaria, Austria e Gjermani. Ndryshe, vetëm gjatë gjashtë muajve të fundit më shumë se 100 mijë kosovarë kanë migruar ilegalisht nëpër vendet e Bashkimit Evropian. ky është konsideruar si eksodi më i madh i 15 vjetëve të pasluftës.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












