Kosova
3,400 forca të KFOR-it janë të stacionuara në Kosovë
Gjermania pritet ta rrisë numrin e ushtarëve në Kosovë
Gazeta “Spiegel” raportoi se qeveria gjermane në fillim të këtij viti donte të dërgonte më shumë ushtarë të Bundeswehr-it në Kosovë, përcjell albinfo.ch.
Prandaj, kancelaria gjermane miratoi planet e ushtrisë për të dërguar 150 ushtarë në Prishtinë vitin e ardhshëm.
Një zëdhënës i Ministrisë gjermane të Mbrojtjes konfirmoi këtë informacion për agjencinë e lajmeve Reuters.
Edhe Ministria gjermane e Mbrojtjes ka theksuar se ky vendim i rritjes së numrit nuk ka të bëjë me tensionet aktuale në veri të Kosovës. Prandaj, kjo nuk është një rritje e trupave të KFOR-it për ndërhyrje.
Britania e Madhe dhe Rumania, nga ana tjetër, duan të forcojnë trupat e tyre në Kosovë.
Aktualisht janë rreth 3,400 forca të KFOR-it të stacionuara në Kosovë.
Tensionet mes Serbisë dhe Kosovës janë shtuar që nga 24 shtatori, kur 30 serbë të armatosur sulmuan një stacion policor të Kosovës në veri të vendit, shkruan gazeta austrike, plus 24. /Albinfo.ch
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve












