Lajme
300 mijë familje kosovare, 460 mijë kredi
Pavarësisht kamatave të larta, gati se të gjitha familjet kosovare kanë kredi bankare
Bankat komerciale dhe institucionet mikrofinanciare i kanë të aprovuara rreth 460 mijë kredi, përderisa numri i përgjithshëm i ekonomive familjare, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës është mbi 295 mijë, krahas rreth 1.8 milionë banorëve që ka Kosova.
Zëdhënësi i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Besnik Kada, thekson për gazetën kosovare “Zëri” se numri i kredive të lëshuara nga bankat komerciale deri në janar 2012 është 392 mijë e 652. Ndërsa institucionet mikrofinanciare që veprojnë në vend i kanë të lejuara rreth 64 mijë kredi.
Sipas statistikave të Bankës Qendrore, shuma e përgjithshme e kredive të lejuara nga bankat arrin në rreth 1.7 miliardë euro, ndërsa institucionet mikrofinanciare i kanë lejuar mbi 115 milionë euro kredi. Vlera mesatare e një kredie të lejuar nga këto të fundit është më pak se 1900 euro.
Sipas raportit të stabilitetit financiar të Kosovës, të përgatitur nga Banka Qendrore, mikrofinanciarët kanë një pjesëmarrje prej 4.1 për qind në asetet e përgjithshme të sektorit financiar.
Kreditë e lëshuara nga sistemi bankar, sipas BQK-së, shënuan një ritëm më të shpejtë të rritjes gjatë vitit 2011, duke regjistruar një rritje vjetore prej 16,4 për qind, krahasuar me rritjen prej 13.2 për qind që ishte shënuar në vitin 2010.
Kreditë për ndërmarrjet vazhdojnë të përfaqësojnë pjesën më të madhe të kredive, me pjesëmarrje prej 69.5 për qind.
Në anën tjetër, kreditë e lëshuara për ekonomitë familjare përbëjnë 30,5 për qind të kredive të përgjithshme. Struktura e kredive sipas afatit të maturimit vazhdoi të dominohet nga kreditë me afat mbi 2 vjet, të cilat përfaqësuan 71,3 për qind të gjithsej kredive.
Kreditë me afat maturimi më të ulët se 1 vit, në vitin 2011 kishin pjesëmarrje prej 21,1 për qind. Ndërsa, pjesëmarrja e kredive me maturitet mes 1 dhe 2 vite ishte 7,3 për qind.
Dallimi ndërmjet normave të interesit në kredi dhe depozita në vitin 2011 ka qenë 10,6 për qind, krahas 10,9 % sa ka qenë në vitin 2010.
Gjatë periudhës janar-dhjetor 2011, norma mesatare e interesit në kreditë e ndërmarrjeve ishte 12,9 për qind, ndërsa norma mesatare e interesit në kreditë për ekonomitë familjare ishte 11,9 për qind.
Vlera e përgjithshme e profitit neto të realizuar nga bankat komerciale që operojnë në Kosovë, në vitin 2011, ishte 37 milionë euro, që paraqet një normë vjetore të rritjes prej 12,8 për qind.
Derisa normat e interesit mbesin të larta, përqindja e kredive joperformuese (kredive të këqija) vazhdon të mbetet e ulët.
Sipas BQK-së, kreditë joperformuese vazhdojnë të jenë të mbuluara në nivel të kënaqshëm me provizione për humbje nga kreditë.
Raporti i kredive joperformuese ndaj gjithsej kredive, në vitin 2011, u zvogëlua në 5,7 për qind, krahasuar me 5,9 për qind sa ishte në dhjetor të vitit 2010. /Zëri & albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih Juriste e specializuar në të Drejtën Publike Ekonomike dhe Prokurimin Publik, me karrierë të spikatur në... -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë












