Lajme

30 aktivistët e Vetëvendosjes janë liruar nga paraburgimi

30 nga 32 aktivistët e Vetëvendosjes janë liruar nga paraburgimi, ka bërë të ditur zyra për media e këtij subjekti politik

  

“Prokuroria komunale e Prishtinës hoqi dorë nga padia kundër 32 aktivistëve, të cilët u arrestuan të shtunën gjatë aksionit protestues ndaj negociatores Edita Tahiri. Me këtë rast 30 nga ta u liruan me procedurë të rregullt, ndërkaq Rron Gjinovci dhe Durim Jashari vazhdojnë të mbahen në burg lidhur me aksionin protestues të mëhershëm në rektoratin e Universitetit të Prishtinës”, thuhet në njoftim.

 

Në këtë njoftim gjithashtu thuhet se Lëvizja VETËVENDOSJE! shpreh indinjatën e saj të thellë për këto veprime të policisë, që qartazi kishin urdhër politik nga Qeveria e hidhëruar për shkak të demaskimit të politikës së saj antikombëtare. 

 

“Lëvizja VETËVENDOSJE! thekson edhe një herë se do t’i luftojë këto veprime me të gjitha mjetet që i ka në dispozicion, qofshin ato institucionale apo jashtinstitucionale”, përfundon njoftimin.