Futboll
3 gola për 9 minuta, Zvicra ka pësuar edhe më keq
Barazimi i fundit bëri bujë në Zvicër, por gjatë historisë, ka pësuar edhe më keq
Zvicra të martën kundër Danimarkës ka pranuar tre gola për nëntë minuta në barazimin dramatik 3:3. Por, helvetikët kanë pësuar edhe më keq gjatë historisë së tyre.
Në viti 1954, në Kampionatin Botëror, Zvicra ishte duke fituar 3:0, por pastaj vjen radha e austriakëve, shkruan ‘Blick’.
Austria shënon me Wagner (25’), Körner (26’) dhe përsëri Wagner (27’) e barazojnë lojën në më pak se katër minuta. Është një lojë e çmendur që austriakët në fund e fitojnë 7:5, përcjell albinfo.ch.
Botërori zhvillohet në Zvicër dhe mbahet mend si një nga ndeshjet më të çmendura në histori.
Një vit më vonë vjen një humbje historike nga Hungaria 4:5, ku zviceranët ishin duke udhëhequr 1:0, por hungarezët për gjashtë minuta shënojnë tre gola, përcjell tutje albinfo.ch.
Në kualifikimet për Kupën e Botës më 2013, Zvicra ishte duke fituar 4:1, por islandezët në 34 minuta e fundit shënojnë tre herë.
Mjaft e hidhur edhe humbja kundër Bashkimit Sovjetik në kualifikueset e Kupës së Botës më 1985, kur zviceranët humbën 0:4.
Katër gola në 41 minuta, Zvicra pranoi në ndeshjen miqësore më 1980 në Argjentinë. Një gol e realizoi edhe Maradona.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










