Kosova
3 gjërat që duhet të bëni çdo mëngjes, për një ditë sa më të mirë
Është e rëndësishme t’i kushtoni rëndësinë e duhur rutinës së mëngjesit, pasi ajo çfarë bëni në orët e para të mëngjesit, ndikon në pjesën tjetër të ditës, edhe pse nuk e vini re.
Më poshtë, janë renditur tri veprimet që duhen bërë sapo të zgjoheni për ta nisur ditën me ‘këmbë’ të mbarë.
Hani mëngjes me qetësi
Duhet të shmangni zgjimin vonë, përndryshe nuk do të keni kohë për të ngrënë mëngjes. Për ta shmangur këtë, përgatisni mëngjesin një natë para, që ta keni gati për mëngjes pa u shqetësuar për vonesat.
Bëni të paktën 5 minuta ushtrime fizike
Ushtrimet fizike në mëngjes ju ndihmojnë të jeni më energjik si dhe të përmirësoni cilësinë e gjumit. Gjithashtu, është e rekomandueshme që disa minuta mund të bëni dhe joga, por nëse nuk ju pëlqen, mjafton të bëni 5 minuta ushtrime të thjeshta për të vënë trupin në lëvizje.
Shmangni celularin për të paktën 30 minuta
Ekspertët thonë se përdorimi i rrjeteve sociale, mesazheve apo çfarëdo lloje veprimi tjetër që bëni në telefon në mëngjes, konsiderohet si një praktikë e pashëndetshme. Sipas tyre, fillimi i ditës me kontrollin e telefonit do të thotë ‘të zgjohesh para se truri të jetë zgjuar”.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













