Lajme

2,848 infeksione të reja me koronavirus janë raportuar në Zvicër

Raporti nga BAG, për 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit, 2,848 infeksione të reja me koronavirus janë raportuar në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (BAG) nga Zvicra dhe Principata e Lihtenshtajnit, transmeton albinfo.ch.

Numri i testeve të kryera është 35,422. BAG nuk raporton vdekje të reja në lidhje me koronavirusin. 31 persona të tjerë u shtruan në spital.