Lajme

2824 infeksione të reja në Zvicër, gjatë 24 orëve të fundit

Në 24 orët e fundit, 2824 infeksione të reja me koronavirus janë raportuar në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (BAG) nga Zvicra dhe Principata e Lihtenshtajnit, transmeton albinfo.ch.

Numri i testeve të kryera është 30,354. BAG gjithashtu raporton 12 vdekje të reja në lidhje me koronavirusin. 86 persona të tjerë u shtruan në spital.