Lajme

28-vjeçari shqiptar gjendet i varur në qelinë e burgut të Italisë

Vetëvritet i burgosuri shqiptar në Itali

Një 28-vjeçar shqiptar është gjendur i varur në qelinë e burgut në Itali, përcjell albinfo.ch.

 

Sipas mediave italiane, mësohet se 28-vjeçari ndodhej në burgun e Forli. I riu shqiptar ishte sjellë në këtë institucion dënimi në mbrëmjen e 16 shtatorit, me dënimin përfundimtar 2 vjet burgim.

28-vjeçari u gjet i vetëvarur në qeli natën, duke u gdhirë data 17 shtator.

Pak javë më parë ishte shqiptarja Donatella Hodo, 27 vjeç, e cila u vetëvrarë me një furnelë gazi në burgun Montorio në provincën e Veronës.