Kosova
“Vetëm e vërteta rreth konfliktit në Kosovë mund të sjellë pajtimin”
Ish-raportuesi i Këshillit të Evropës lidhur me atë që u quajt “trafikim me organet njerëzore në Kosovë”, Dick Marty, ka deklaruar se “nuk dihet e gjithë e vërteta për krimet në Kosovë”.
Ai ka shtuar se shumë fajtorë nuk janë përgjigjur për ato që janë bërë.
“Vetëm e vërteta rreth konfliktit në Kosovë mund të sjellë pajtimin. Unë shumë pak e kam zbuluar. Ka mbetur edhe shumë punë për t’u bërë”, ka thënë për “Veçernje novosti” Dick Marty, transmeton Koha.net, përcjell Albinfo.ch.
Marty ka theksuar se libri i tij më i ri “Një ide për drejtësinë” (Une certaine idée de la justice), botim i vitit 2018, pos për zhvillimet në Çeceni dhe atyre rreth CIA-s, flet edhe për Kosovën.
Sipas gazetës së Beogradit, libri përmban “elemente që Marty i ka zbuluar me hulumtimet e veta në të cilat shumë krime dhe kriminelë kanë mbetur të padënuar, siç është dhe rasti me liderët shqiptarë në Kosovë”.
Në këtë shkrim përcillen fjalët e Martyt “se është humbur shumë kohë për themelimin e Gjykatës për krime të lufte të UÇK-së”.
Ai ka theksuar se ende nuk ka rezultate, prandaj, sipas tij, epilogu i gjithë rrëfimit për përgjegjësit e krimeve në Kosovës është i pasigurt.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












