Lajme
27 vendet e BE-së shqyrtojnë marrëveshjen e Brexit-it
Koha nuk pret, shtetet e BE-së duan që të hënën të konsultohen për reagimet, pyetjet e hapura dhe rezervat e mundshme për marrëveshjen e arritur mes BE-së dhe Britanisë së Madhe për Brexitin.
Kryenegociatori i BE-së, Michel Barnier, i informoi ambasadorët e 27 vendeve anëtare në Bruksel për rezultatin e negociatave, sipas njoftimit të zëdhënësit të presidencës gjermane. Ambasadorët pas kësaj miratuan një letër për Parlamentin Europian, ku bëjnë të ditur synimin e tyre për të lejuar hyrjen në fuqi të marrëveshjes më 1 janar. Ky dokument i ndërmjetëm ofron kohë për “shqyrtim të rregullt dhe të plotë demokratik të draftit të marrëveshjes nga Parlamenti Europian”, është shprehur një diplomat europian. Sepse PE ka bërë të ditur se nuk mjafton koha për një ratifikim të rregullt deri në fund të vitit, shkruan DW, transmeton Albinfo.ch.
Laburistët sinjalizojnë miratimin
Marrëveshja e negociuar nga Barnier dhe Komisioni Europian do të verifikohet tani nga kryeqytetet europiane. Takimi tjetër i ambasadorëve të BE-së është planifikuar të hënën, për të diskutuar reagimet e mundshme apo rezervat ndaj marrëveshjes. Më pas ambasadorët i hapin rrugë një procedure me shkrim që hap rrugën për nënshkrimin e saj.
Michel Barnier dhe Ursula von der Leyen
Edhe nga pala britanike ka filluar procesi i miratimit. Më 30 dhjetor në një seancë të posaçme do të mblidhet Parlamenti britanik për këtë çështje. Partia opozitare laburiste ka bërë të ditur ndërkohë, se do ta miratojë marrëveshjen. Me këtë edhe disa kundërshtarë të marrëveshjes brenda kampit konservator qeveritar nuk do ta pengonin miratimin e saj.
Përfaqësues të ekonomisë e kanë përshëndetur marrëveshjen. Dhoma Gjermane e Tregtisë dhe Industrisë në Londër, AHK ka bërë fjalë për “një psherëtimë lehtësimi.” Edhe drejtori ekzekutiv i Shoqatës Gjermane të Industrisë, Joachim Lang theksoi se “marrëveshja është më mirë se mosarritja e një marrëveshjeje”. Në të njëjtën kohë ai theksoi se ky pakt do të thotë më shumë burokraci dhe formalitete të panevojshme kufitare.
E-Diaspora
-
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut Avdili thotë se nuk dëshiron që të rinjtë me sfond migrimi të marrin mesazhin: "Nëse doni... -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










