Lajme
27 kërcënime me bombë në Austri, i dyshuari është shtetas zviceran
Pas disa kërcënimeve me bombë në Austri, autoritetet identifikuan të dyshuarin që është shtetas zviceran.
Sipas Ministrisë së Brendshme të Austrisë ndaj 20-vjeçarit është lëshuar një urdhër arrest. Ai aktualisht në Zvicër dhe ndaj tij organet e drejtësisë kanë lëshuar një urdhër arresti evropian.
Që nga fundi i shtatorit, autoritetet e sigurisë kanë marrë 27 emaile anonime që përmbajnë kërcënime kundër stacioneve të trenave, shkollave dhe qendrave tregtare në qytetet austriake, duke përfshirë Salzburgun pranë kufirit bavarez dhe Bregenz në liqenin e Konstancës. Mesazhet shkaktuan operacione të mëdha policore dhe mbyllje të trafikut. Megjithatë, nuk u gjet asnjë mjet shpërthyes.
Autori përdorte gjithmonë të njëjtën qasje gjatë kërcënimeve, policia në shtetin përkatës federal mori një kërcënim se ishin vendosur mjete shpërthyese. Njoftimet dërgoheshin gjithmonë me email. Motivi i mundshëm i të dyshuarit është ende i paqartë, tha një zëdhënës i ministrisë për agjencinë gjermane të shtypit.
Në Austri, Zyra për Mbrojtjen e Kushtetutës (DSN) po kryen hetimin. Autoritetet zvicerane të sigurisë dhe gjyqësorit janë gjithashtu të përfshira. Mund të duhen disa javë para se të ekzekutohet urdhri i arrestit, u tha në Vjenë.
I riu, i cili thuhet se vjen nga kantoni St. Gallen, me sa duket është i sëmurë mendor. Sipas “Kronen Zeitung”, ai mësohet se ka qenë tashmë disa herë në trajtim.
Ai kishte bërë bujë në Austri më 22 maj, kur thirri një stacion policie në Linz dhe kërcënoi.
“Për pesë minuta e gjithë ndërtesa do të shpërthejë”, kishte thënë ai. 200 persona – kryesisht nëpunës civilë, por edhe personel administrativ – u desh të evakuonin menjëherë ndërtesën.
Siç mësohet, 20-vjeçari kishte telefonuar nga klinika ku po kurohej./20minuten
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











